HomeKRYESOREZYRTARE/ Hap i rëndêsishêm në karrierë, talenti i kombëtares kuqezi kalon...

ZYRTARE/ Hap i rëndêsishêm në karrierë, talenti i kombëtares kuqezi kalon në Madrid

Talenti i Kombëtares së 19-vjeçarëve, Henri Hysenagolli, ka bërë një hap të rëndësishëm në karrierë, teksa ka firmosur me skuadrën spanjolle të Leganesit.

I lindur në SHBA, mesfushori ka qenë pjesë e akademisë së Nju Jork Euro, ndërkohë që është aktivizuar edhe me 23-vjeçarët e këtij ekip në Ligën e Dytë amerikane.

Hysenagolli ka tërhequr vëmendjen e klubit madrilen, me drejtuesit që pasi nisën bisedimet ia dolën ta afrojnë lojtarin shqiptar në skuadrën e tyre.

Shumë i lumtur është shfaqur talenti shqiptar për këtë lëvizje, teksa tashmë shpreson t’i japë një ndihmë të madhe ekipit, që militon në la Liga2 në Spanjë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments