Vetem pak kohe pas largimit nga Vllaznia, Qatip Osmani nuk mbetet pa skuader, madje tani e tutje do te drejtoje nje ekip kampion. Behet fjale per ate te Maqedonise se Veriut- Struges. Emerimi i tij eshte bere pasditen e sotme dhe sapo eshte publikuar ne faqen zyrtare te ketij klubi.
Ne kete menyre Osmani do te marre drejtimin e nje tjeter ekipi ne Maqedonine e Veriut, pasi me pare e ka bere kete gje me ekipe si Shkëndija e Tetovës, Renova dhe Shkupi.
Tek Struga, Osmani do të ketë si ndihmës edhe Bashkim Livorekën, me të cilin punuan së bashku edhe në Shkodër. Kjo dyshe duket e pandare dhe si rrjedhoje do te vazhdoje serish punen sebashku, ndonese largimi i teknikut te pare nga Vllaznia deri diku erdhi nga krahu i djathte i tij.
Nderkohe kujtojme qe ditet e fundit emri i Qatip Osmani doli edhe si nje kandidature e mundshme per pankinen e Tiranes, megjithate ai tashme do ta nise punen nga ndeshjet e Champions League me nje skuader kampione si Struge./www.shkodrasport.com/