Paralajmerimi i gazetes “Shkodra Sport” se ndeshja gjysmefinale e Kupes se Shqiperise ne mes Partizanit dhe Vllaznise, do te shtyhej, ka rezultuar mese i vertete. Kjo ndeshje nuk do te luhet ashtu siç ishte planifikuar me date 30 mars.

Gazeta “Shkodra Sport” meson se sektori i Garave prane Federates Shqiptare te Futbollit mesohet se e ka caktuar kete ndeshje per t’u luajtur te enjten e dates 31 mars ne ora 17.45.

Njekohesisht eshte caktuar edhe stadiumi se ku do te luhet kjo sfide shume interesante ne mes ketyre dy ekipeve, pikerisht ne “Elbasan Arena”.

Arsyeja e shtyrjes ka patur te beje me faktin qe tre lojtare te Partizanit jane te grumbulluar me kombetaren U21 e cila ka ndeshje me Angline edhe me date 29.

Nga ana tjeter, nese ka ndryshuar data e ndeshjes se pare gjysmefinale, ajo e kthimit ne Shkoder nuk ka levizur. Do te luhet te merkuren e 13 prillit ne te njejten ore, 17.45 ne stadiumin “Loro Boriçi”./SHKODRA-SPORT.COM/