Pak dite me pare, Dan Ignat u zyrtarizua tek skuadra e tij e re, Atletico Pantoja ne Republiken Domenikane. E kemi fjalen per ish- futbollistin e Vllaznise i cili ndonese eshte 36 vjeç ka nisur nje pervoje te re ku do te kerkoje suksesin.

Mbrojtesi rumun ne fakt duket i lumtur me ato çfare ka arritur ne karriere, ndonese nuk ka deshire t’i jape fund, pavaresisht moshes qe ka. Ignat nderkohe e ka ende ne mendje Vllaznine ku ka kaluar nje sezon te mire, ndonese ajo ishte ne kategorine e pare dhe e ndihmoi te ngjitej ne Superlige.

Ne nje interviste ekskluzive per “Shkodra Sport” Dan thote se ruan ende kontakte me shume prej pjestareve te Vllaznise, eshte i kenaqur qe gjerat tashme per kete skuader po shkojne mire dhe i uron suksese asaj. Ja intervista e plote dhene per gazeten tone:


– Dan, pershendetje..

Pershendetje.


– Çfare ishte kjo kontrate e re, ne nje vend te larget si Republika Domenikane?

Është një eksperiencë e re dhe ndryshe për mua nga ajo që kam jetuar deri tani. Ky është kontinenti i tretë që luaj pas Europës dhe Azisë dhe jam i lumtur që kam nënshkruar me një ekip të madh nga Republika Dominikane sepse dua ta mbyll karrierën time me një titull kampion.


– A ju pëlqen të lëvizni nëpër vende të ndryshme?

Çdo vend i ri për mua është një sfidë që më ndihmon të kaloj kufinjtë e mi dhe që pavarësisht moshës mund të jem konkurrues dhe t’i ndihmoj ekipet e mia të arrijnë objektivat e tyre siç ndodhi te Vllaznia.

– Çfare kujtimesh ruani nga periudha kur keni luajtur me Vllaznine?

Vllaznia është në zemrën time dhe dua të përshëndes të gjithë tifozët e skuadrës që më bënë të ndihem krenar që kam veshur fanellën e kësaj skuadre plot histori. Aty kam bërë shumë miq me të cilët vazhdoj të mbaj lidhje.

– Me cilin prej tyre komunikoni me shume?

Me vellain tim te vogel, Gurishten. Me vjen mire qe u be kapiten i ekipit dhe qe ka nje evolucion shume te mire.


– Cili është momenti më i bukur për ju në periudhën kur keni luajtur me Vllazninë?

Kur arrita të promovohesha sepse ndjeva shumë presion nga të gjitha anët gjatë kampionatit.


– Presion në çfarë kuptimi?

Për t’u promovuar sa më parë pa pësuar gola por duke bërë show dhe nëse ishte e mundur te shenonim nga 3-4 gola çdo ndeshje.Tifozet donin patjeter.

– Megjithatë keni luajtur në ligën e parë, një kampionat i dobët dhe jo i përshtatshëm për Vllazninë…

Po, por nuk ishte e lehte te fitoje ne disa fusha, nderkohe qe ngjitja ne Superlige per ne ishte detyre.

– Cili eshte momenti yt me i veshtire ne periudhen te Vllaznia?

Asnje. Kishim nje ekip te mire dhe ia arritem qellimit.


– A keni nje mendim me te qarte tani per futbollin shqiptar?

Ne Shqiperi është një garë me një nivel të lartë agresiviteti, me lojtarë që duan të përparojnë, por me mangësi të mëdha në kushtet e përgatitjes. Dhe nga ajo që kam dëgjuar nga ekipet e tjera – dhe me probleme financiare.


– Ju personalisht keni patur probleme financiare me Vllaznine?

Jo, une i kam marre te gjitha parate qe kisha te parashikuar ne kontrate, por kam degjuar qe ne ekipe te tjera kishte jo pak probleme.


– Cili është kujtimi juaj më i bukur në Shkodër?

Diten qe morem kupen dhe kur ndjeva vlerësimin e njerëzve.


– Dan, te falenderojme per intervisten dhe te urojme suksese me ekipin tuaj te ri..

Faleminderit juve dhe shume suksese per Vllaznine.