Trajneri Erlind Maneshi ka ndërprerë rrugëtimin me Devollin, pasi mësohet se ai ka dhënë dorëheqjen pas takimit me drejtuesit e klubit.

Trajneri Erlind Maneshi ka ndërprerë rrugëtimin me Devollin, pasi mësohet se ai ka dhënë dorëheqjen pas takimit me drejtuesit e klubit.

Takimi është kërkuar vetë nga trajneri, i cili u ka komunikuar drejtuesve vendimin për t’u larguar nga drejtimi i Devollit.

Drejtuesit tentuan ta bindin Maneshin që të vazhdojë punën, por ai ishte i vendosur dhe vendimi i tij u pranua.

Maneshi mori drejtimin e ekipit në fillim të këtij sezoni, por rezultatet e katër javëve të para, ku Devolli ka arritur vetëm një fitore, duket se e kanë shtyrë të marrë këtë vendim.

Trajneri ka theksuar se largimi i tij synon të shërbejë si një nxitje për skuadrën, që të gjejë rrugën e duhur drejt objektivave sezonalë.