Konfederata e Amerikës së Jugut në futboll ka pezulluar përkohësisht Kupën e Amerikës, e cila ishte planifikuar të startonte më 13 qershor.

Pasi Kolumbia u tërhoq si shteti organizator, jashtë tashmë do të dalë jashtë edhe Argjentina. Këta të fundit po përballen me një situatë të vështirë për shkak të Covid-19 dhe për këtë arsye nuk duan të rrezikojnë jetët e lojtarëve.

Në këtë situatë, “CONMEBOL” nëpërmjet një deklarate të bërë në faqen zyrtare, njoftojnë se zhvillimi i Kupës së Amerikës është pezulluar përkohësisht dhe në ditët në vijim pritet të ketë një vendim përfundimtar se çfarë do të ndodhë.

Ky padyshim qe nuk eshte nje lajm i mire sepse ekipet kombetare kane qene duke i dhene doren e fundit pergatitjeve per kete kompeticion, por kjo nuk eshte ne doren e tyre.