Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREZYRTARE/ Kontratë për dy sezone e gjysmë, PARTIZANI prezanton fantazistin nga Kongo

ZYRTARE/ Kontratë për dy sezone e gjysmë, PARTIZANI prezanton fantazistin nga Kongo

Partizani bën goditjen e radhës në merkato. Të kuqtë kanë firmosur ditën e sotme me Masanga Matondo që luan si mesfushor organizator. 22-vjeçari do të jetë pjesë e Partizanit për dy sezone e gjysmë, ndërsa njoftimi është bërë nga vetë klubi në rrjetet sociale.

Matondo së fundmi ka qenë pjesën e AS Otoho, ndërsa ka luajtur edhe dy ndeshje me Kombëtaren e Kongosë, ndërsa tani do të provojë për herë të parë një aventurë të re në Superligën shqiptare.

Postimi i Partizanit:

Masanga Matondo është lojtar i Partizanit. Klubi zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me mesfushorin organizator kongolez i cili ka firmosur me të kuqtë një kontratë për dy vite e gjysëm.

Fantazisti 22 vjeçar së fundmi ishte pjesë e kampionatit kongolez me skuadrës AS Otoho. Gjithashtu Matondo rregjistron edhe dy ndeshje me përfaqësuesen e Kongos.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments