Viktor Da Silva nuk është më pjesë e Partizanit, me klubin e kuq që ka njoftuar ndërprerjen e kontratës me 28-vjeçarin brazilian.

Një lëvizje surprizë kjo nga ana e “demave”, duke lënë të lirë një nga futbollistët që spikati më së shumti sezonin e kaluar, në të cilin u shpallën dhe kampionë të Shqipërisë.

“Partizani zyrtarizon mbylljen e bashkëpunimit me Victor Da Silva. Mesfushori 28 vjeçar dhe klubi kanë vendosur sot të ndërpresin me mirëkuptim kontratën mes tyre.

Partizani dëshiron ti shpreh mirënjohjen Victor Da Silvës për kontributin e dhënë me fanellën e kuqe, me të cilën u shpall edhe kampion i Shqipërisë.

Kënaqësi që ishe pjesë e familjes tonë të madhe Partizani”, shkruan klubi i kuq në rrjetet sociale