Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREZyrtare; Milan më 10 gusht në "Fadil Vokrri", miqësore me Feronikelin

Zyrtare; Milan më 10 gusht në “Fadil Vokrri”, miqësore me Feronikelin

Feronikeli, skuadra kampione në fuqi e IKPO Superligës së Kosovës do të zhvillojë një ndeshje miqësore me një nga klubet më të mëdha në Europë dhe botë, Milanin.

Lajmi që qarkullonte prej disa ditës në mediet sportive, tashmë është zyrtar. Ta paktën kështu lajmëron klubi nga Drenasi në një njoftim të shkurtër në faqen zyrtare.

Kjo miqësore do të zhvillohet më 10 gusht në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës. Në njoftim shkruhet se detajet e marrëveshjes dhe të rejat e tjera të kësaj sfide historike do të jepen më vonë.

Milani, në të shkuarën, ka luajtur me Gramozin, Tiranën (trofeu “Taçi Oil”) dhe Shkëndijën e Tetovës (Europa League).

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments