Vllaznia U19 e ka nisur me fitore edhe fazen e dyte te kampionatit kur diten e djeshme mundi me rezultatin 2-1 ekipin e Laçit fale golave te shenuar nga futbollistet Aris Ara dhe Xhoel Hajdari.

Trajneri i ketij ekipi, i mirenjohuri Vioresin Sinani, duke folur per gazeten “Shkodra Sport” pas perfundimit te kesaj ndeshje, u shpreh se ekipi i 19 vjeçareve e ka arritur objektivin e tij sepse 5-6 lojtare te tij jane çdo dite ne stervitje me ekipin e pare.

“Besoj se Vllaznia U19 e ka fituar kampionatin e saj. Madje dua te them jo vetem ky ekip, por e gjithe Akademia Vllaznia ia ka arritur qellimit kete sezon, qe eshte nxjerrja e lojtareve per ekipin e pare.

Fakti qe 5-6 lojtare jane ne stervitje çdo dite me ekipin e pare dhe disa edhe kane debutuar me ekipin e pare dhe ky eshte mision i arritur per ne. Megjithate me elementin qe do te kemi ne dispozicion ne çdo ndeshje do te kerkojme maksimumin dhe pastaj do ta shohim se deri ku do arrijme”- eshte shprehur ai.

Prononcimin e plote te trajnerit te Vllaznia U19 Vioresin Sinani mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: