Stefano Pioli është trajneri më i ri i Milanit. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi kuqezi me anë të një postimi në kanalin zyrtar.

Tekniku ka firmosur një kontratë prej 2 sezonesh me një pagë prej 1,5 milionë euro në sezon. Në 7 javë kampionat në Serie A, Milani ka arritur të grumbullojë vetëm 9 pikë nën drejtimin e ish-teknikut Marco Giampaolo, e ndërsa tashmë mbetet për t’u parë rrugëtimi i Piolit.

Kujtojmë që 53 vjeçari e ka nisur karrierën si trajner në vitin 2006-të dhe ka drejtuar skuadra me emër në Serie A si Parma, Chievo Verona, Palermo, Bologna, Lazio dhe Interi.

“A je interist? Po flasim për asgjë. E shkuara është e shkuar dhe jam një burrë, një profesionist me dëshirën për të bërë mirë. Gjykimet le të bëhen në fushë, jo se çfarë kam qenë fëmijë.

Kritikat? Nuk kam rrjete sociale dhe nëse shihni ndonjë profil, nuk është profili im. Preferoj që kritikat të më thuhen në sy. Do të luftojmë së bashku për ët arritur objektivat që ka Milanit, ka vështirësi por gjithçka mund të arrihet me intensitet dhe kualitet. Do të punojmë fort për të kthyer Milanin në Champions League”, tha Pioli.