Përveç largimeve dhe objektivave të dështuara në këtë merkato janari, drejtuesit e Inter po punojnë me plane afatgjata, pasi kanë nisur përpjekjet për rezervimin e yllit argjentinas, Lautaro Martinez të Racing Club de Avellaneda.

Për të siguruar sulmuesin argjentinas, që në rastin më të mirë, do të mbërrinte në Milano vetëm në qershorin e ardhshëm, zikaltërit duhe të derdhin disa miliona euro, të paktën sikurse raporton “Sky Sport”.

Sipas raportimeve, tratativat e deritanishme po ecin në mënyrë fantastike. Inter thuhet se ka zhvilluar deri tani dy takime me palët dhe ka siguruar ndërkohë edhe konfirmimin nga ana e vetë futbollistit 21-vjeçar, falë edhe ndërhyrjes së Milito e Zanetti.

Një tempizëm fantastik i zikaltërve, që duan të mënjanojnë konkurencën, sidomos nga ana e Real Madrid. Një marrëveshje që starton në bazën e 15 milionë euro, plus bonuse, për të kapërcyer murin e 20 milionëve.

Kështu, sulmuesi i Racing është vetëm një hap larg Inter, me tifozët zikaltër, që në qershor mund të përqafojnë një bomber të ri argjentinas./telesport/