“Ai është te Lazio dhe ne ndër të tjerash e kemi atë këtu”. Këto janë fjalët e para të drejtorit sportiv të bardhekaltërve Igli Tare, që në “Premium Sport” foli për të ardhmen e Sergej Milinkoviç-Saviç. “Nuk ka një çmim sepse nuk është në merkato, këtë ua garantojmë tifozëve tanë”.

Rinovimi i De Vrij – “Do të vijë, nuk ka ndryshuar asgjë edhe pse me holandezët nuk është e lehtë të nënshkruash kontrata sepse janë kokëfortë, por padyshim do të firmosim sërish”.

E ardhmja e Luis Alberto – “Ka kontratë shumë të gjatë, së shpejti do të firmosë zgjatje të saj sepse ndihet pjesë e këtij projekti, e këtij klubi”, tha mes të tjerash Igli Tare, i cili tashmë është një nga njerëzit më të suksesshëm të klubit italian. /EDS/