Klubi i Milanit prezantoi ditën e sotme edhe zyrtarisht, mesfushorin Rade Kruniç, i cili prezantohet edhe pas mbërritjes së Teo Hernandez.
Mesfushori 25-vjeçar, vjen nga ekipi i Empolit, dhe mban pozicionin e qendrës, ndërsa nga “Djalli” është prezantuar nëpërmjet një video, ku tregon disa nga cilësitë e tij, si dhe gjërat e preferuara në jetë.
Sezonin e kaluar, Kruniç luajti 33 takime në Seria A, ndërsa Milani e bleu për shumën e 8 milionë eurove.
Nofka – “Dera”.
Ngjyra e preferuar – E zeza
Beqar? – Beqar
Qen apo mace – Dua më shumë qentë
Cilësia më e mirë – Jam optimist
Defekt – Prekem shpejt
Mish apo peshk – Peshk
Filmi i preferuar – John Wick
Këmba e preferuar – E djathta
Penallti – I godas
Idhulli – Kaka
Selfie i parë – Në dhomat e zhveshjes, nën emrin tim