Pas dy vitesh ndërprerje për shkak të situatës së krijuar nga pandemia, Memoriali Ndërkombëtar i Boksit “Vllaznia 2022” rikthehet për të zhvilluar edicionin e 18-të të tij. Ndonëse fillimisht u mendua se pjesmarrja nuk do të jetë shumë e madhe, në fakt ditët e fundit kanë konfirmuar pjesmarrjen e tyre edhe disa ekipe kombëtare të vendeve të Ballkanit.

Trajneri i kombëtares shqiptare Zef Gjoni në një intervistë për “Shkodra Sport”, shprehet se pritet të jetë një aktivitet që do të dhurojë sfida shumë interesante.

“Sivjet menduam se nuk do kishte shume pjesmarrje, edhe ngaqe fondi i akorduar nga Bashkia per kete aktivitet eshte diçka me shume se 3 milione leke te vjetra. Por ditet e fundit, na kane konfirmuar pjesmarrjen perpos ekipit te Kosoves, edhe kombetarja e Bullgarise qe vjen me 9 pesha si dhe ajo e Malit te Zi me 8 dhe e Maqedonise se Veriut.

Kombetarja jone nderkohe do te kete ne perberje te tij tre boksiere te Vllaznise, te tjere te Flamurtarit, Teutes, Kukesit e ndonje ekipi tjeter, nderkohe qe per çudi mungojne boksieret e Tiranes qe kane zgjedhur te mos jene pjese e ketij aktiviteti.

Do jene dy dite ndeshje shume interesante dhe me nivel sepse te kesh te pranishem edhe boksiere nga Bullgaria kur dihet niveli i tyre, eshte diçka shume pozitive dhe besoj se edhe tifozet do kene se çfare te ndjekin nga shkallet e pallatit te sportit te Shkodres”- eshte shprehur ai.

Memoriali i boksit nisi të zhvillohet në Shkodër dy dekada më parë, pikërisht për të nderuar ish- boksierët e Vllaznisë që nuk jetojnë më dhe nderimi për të tilla figura sipas trajnerit Gjoni, nuk do të ndalet asnjëherë.\

Ndeshjet e ditës së parë të këtij Memoriali për sivjet do të zhvillohen pasditen e datës 8 prill ne ora 17.00 në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, ndërsa finalet do të jenë një ditë më vonë, te shtunen ne ora 11.00 teksa do të përcaktohen edhe fituesit e edicionit të 18-të të tij./SHKODRA-SPORT.COM/