Ardit Krymi ishte i përzgjedhuri si lojtari i ndeshjes në takimin mes Kukësit dhe Vllaznisë së mbyllur me rezultatin 0-0.

Mesfushori i shkodranëve foli në emisionin Gol Pas Goli në Supersport ku theksoi se është i kënaqur me mënyrën si shkoi ndeshja, ndërsa shton se skuadrës kuqeblu i duhet të tregohet më cinike për të marrë pikët dhe të mos mjaftohet vetëm me lojën e bukur.

Barazimi- “Për mënyrën si shkoi ndeshja një pikë është mirë, jemi të kënaqur ndaj një rivali direkt si Kukësi”.

Një ndëshkim me karton të verdhë dhe humbisje ndeshjen e ardshme ndaj Tiranës- “Normal që ruhesh, por në ndeshje nuk mendon kaq shumë. Ndeshja shkoi mirë dhe e rëndësishme që nuk u ndëshkova. Tifozat kërkojnë më të mirën dhe në Shkodër e pëlqejnë lojën e bukur, por na duhen pikët se kemi luajtur bukur dhe nuk kemi marrë pike”.

Thatë se jeni më mirë se Tirana- “14 pikë nuk janë pak, e kam thënë se kemi bërë lojëra të bukura, e kemi treguar edhe me Tiranën. Por duhen pikët, të jemi cinikë dhe të jemi të qartë para porte”, u shpreh Krymi.