Olsi Dranga nuk është më pjesë e Egnatias. Lajmin e ka dhënë vetë ai, me anë të një postimi në rrjetet sociale. Dranga ka kontribuar shumë për rrogozhinasit si administrator i këtij klubi, duke ndihmuar që ekipi të ketë sukses.

Në shkrimin e tij, Dranga gjen kohë t’i falenderojë të gjithë, që nga punonjësit e fushës, e deri te lojtarët e trajneri.

“Rrugëtimi me @egnatia.al përfundon sot . Për arsye personale kam vendosur të dorëhiqem . Faleminderit për emocionet që më keni dhuruar . Faleminderit Gimit që mundësoi dhe realizoi të zhvillojmë futbollin në qytet. Faleminderit Klevisit dhe Artit dy miq të mi me të cilët nisëm plot pasion këtë rrugëtim kaq të bukur

Faleminderit të gjithë bashkëpunëtorëve që nga punonjesit e fushës e deri te trajnerët dhe lojtarët me të cilët kam punuar .@egnatia.al është në e qytetit , do të jetë përgjithmonë në ime . Ju dua shum të gjithëve dhe ju uroj suksese të mëtejshme . MOS U DOREZONI KURR . Mirupafshim” – Shkruan ai.