Si duket djali i legjendës Rudi Vata, Rocco Vata është në gjurmët e të atit pasi ka firmosur kontratën e parë si profesionist i skuadrës skoceze të Sëlltikut.

Vetëm 15 vjeç, Rocco është aktivizuar në ekipet zinxhir të Sëlltikët ndërsa ditën e djeshme ka nënshkruar kontratën e parë që e mban të lidhur me klubin me kushte profesioniste.

15-vjeçari ndjek kështu hapat e të atit i cili u aktivizua me Sëlltikun në vitet 1993-1996 duke realizuar dhe 4 gola. Rocco gjithashtu është aktivizuar dhe me moshat e Irlandës duke u mbajtur si talent premtues në radhët e ishullorëve.

Karriera e tij po ngjit nje e nga shkallet dhe me shume siguri, ate shume shpejt do ta shohim duke luajtur ne nivele te larta te futbollit.