Tashmë është zyrtare, Klodian Duro merr drejtimin e skuadrës së Feronikelit në Kosovë. Trajneri nga Elbasani merr vendin e të larguarit Afrim Tovërlani, i cili paraqiti dorëheqjen pas rezultateve jo shumë të mirë.

Pas kësaj drejtuesit e Feronikelit nisën punën për të gjetur një trajner të ri dhe vendosën që drejtimin e skuadrës t’ia besojnë Klodian Duros, me të cilin marrëveshja u arrit shumë shpejt.

Ish-lojtari i Kombëtares nënshkroi një kontratë 2-vjeçare me klubin, teksa ka si objektiv rikthimin te rezultatet pozitive skuadrën.

Për 42-vjeçarin do të jetë eksperienca e parë në Kosovë, teksa më parë në Kategorinë Superiore ka drejtuar Kukësin, Kamzën dhe Luftëtari.