Ronald Koeman nuk është më trajneri i Barcelonës, dhe këtë fakt ja ka komunikuar presidenti Laporta pas përfundimit të ndeshjes kundër Rayo Vallecano.
Takimi i kësaj të marte i cili përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të skuadrës ku aktivizohet edhe shqiptari Irvin Balliu duket se ishte ‘shuplaka’ finale për trajnerin hollandez.
Për shkarkimin e Koeman ka njoftuar edhe faqja zyrtare e Barcelonës, ku e kanë falënderuar për angazhimin dhe i kanë uruar më të mirat.
“FC Barcelona e ka liruar Ronald Koemanin nga detyra e tij si trajner i ekipit të parë. Presidenti i klubit, Joan Laporta, e ka njoftuar trajnerin me këtë vendim pas disfatës nga Rayo Vallecano”.
“Ronald Koeman do të përshëndetet me ekipin ditën e enjte në Ciutat Esportiva”.
“FC Barcelona dëshiron ta falënderojë atë për shërbimin e tij ndaj klubit dhe i uron të gjitha të mirat në karrierën e tij profesionale”, thuhet në njoftim.