Rey Manaj është zyrtarisht lojtar i Watfort. Sulmuesi shqiptar është prezantuar disa minuta më parë nga klubi anglez. Ai është transferuar nga Barcelona, skuadër me të cilën nuk arriti të kishte minuta.
Edicionin e shkuar, sulmuesi i kombëtares shqiptare e mbylli me Spezian, ndërsa në edicionin e ri do të luajë në kampionatin anglez ku shpreson qe te adaptohet shume shpejt dhe te tregoje vlerat e tij me te mira.
Edhe pse pritej një ekip tjetër për shqiptarin, ai surprizoi duke u transferuar te Watford në Angli. Klubi anglez ka bërë një postim në kanalin zyrtar ku tregon sulmuesin shqiptar duke u prezantuar përmes një fjalëkryqi në gazetë.
25-vjeçari u aktivizua në 30 ndeshje me Spezian ku arriti të realizonte edhe 5 gola. Me Watford, lojtari i kombetares shqiptare fillimisht do te synoje formacionin e pare dhe me pas te binde me paraqitjet e tij ne fushen e lojes.
Rey Manaj is a Hornet! ✌️😁#WatfordFC pic.twitter.com/WH2vg1dQeC
— Watford Football Club (@WatfordFC) July 12, 2022
“>