Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E PAREZYRTARE/ Reshjet e shumta të borës, anullohet sfida e Kategorisë së Parë

ZYRTARE/ Reshjet e shumta të borës, anullohet sfida e Kategorisë së Parë

Reshtjet e shumta të borës që kanë pushtuar disa nga qytet e Shqipërisë kanë bërë të pamundur zhvillimin e disa prej ndeshjeve të kampionatit shqiptar.

Javën e kaluar, u anulluan dy takime në Kategorinë e Parë, ndërsa edhe sot është anulluar ndeshja, Maliqi-Vora.

Stadiumi ku do të uhej ky takim është i mbuluar totalisht nga bora dhe për këtë arsye, delegatët kanë vendosur që ndeshja të shtyhet, ndërsa data e re do të përcaktohet në ditët në vijim. Lajmi konifmohet nga vetë klubi i Maliqit përmes një postimi në rrjetet sociale.

Postimi i Maliqit:

NJOFTIM!

Në pamundësi për t’u zhvilluar për shkak të reshjeve të dendura të dëborës, sfida Maliqi-Vora është shtyrë për në një datë tjetër të papërcaktuar ende!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments