Gentjan Stojku nuk është më trajneri i Burrelit. Klubi, me anë të një postimi në kanalin zyrtar në Facebook, bëjnë më dije, se ky vendim është marrë për shkak të rezultateve të dobëta.
Mbetet për t’u parë se kush do të jetë trajneri i ri i Burrelit, që renditet në vendin e 8-të të Kategorisë së Parë, Grupi A, me vetëm 3 pikë.
Postimi i klubit të Burrelit:
“Burreli” shkarkon trajnerin Stojku
5 humbje dhe vetëm një fitore ishte bilanci i ndeshjeve zyrtare që ka luajtur ekipi i futbollit “Burreli” në katër javë kapionat dhe dy ndeshje të Kupës së Shqipërisë. Kanë qenë këto rezultate të dobëta që kanë bërë që drejtues të Klubit të futbollit matjan të prishin kontratën me trajnerin e ekipit Gentjan Stojku.
Vendimi është marrë mesditën e së Hënës në analizën e humbjes së ndeshjes së të shtunës ku matjanët pësuan plot katër gola në Shijak kundër Erzenit. Burime pranë klubit të Burrelit thanë se diskutimet me trajnerin Stojku janë bërë në analizë ku i është kërkuar llogari për këto humbje”./newsport/