Tashmë është zyrtare, Rubin Hebaj nuk është më futbollist i Teutës. Lajmin e ka bërë të ditur vetë sulmuesi, me anë të një postimi në rrjetin social “Instagram”.

Në postimin e tij, Hebaj shkruan se nga sot nuk është më pjesë e skuadrës së Teutës. Ai i uroi klubit suksese në të ardhmen dhe poashtu ka shprehur falënderimin e tij për aventurën e kaluar aty.

Një largim i rëndësishëm nga durrsakët, edhe pse në këtë edicion nuk ka arritur do të tregojë sa duhet vlerat e tij. Në 15-ndeshje në këtë edicion të “Abissnet Superiore”, sulmuesi shkodran ka arritur të realizojë vetëm një gol për Teutën.

Tashmë, me largimin e tij nga durrsakët, padyshim që sulmuesi shkodran Rubin Hebaj mund të jetë një opsion i vlefshëm për repartin e sulmit të Vllaznisë.
Maringlen ZHIVANI