Aventura e Erald Çinarit në Turqi me skuadrën e Samsunspor ka përfunduar. Futbollisti shkodran ka prishur kontratën me klubin turk dhe ka preferuar të vijojë karrierën në Maqedoninë e Veriut me skuadrën e Shkëndijes së Tetovës. Për 26-vjeçarin kishte një interesim nga Vllaznia e Partizani.

Ekipi kryeqytetas kishte një avantazh ndaj klubit shkodran, pasi paga ishte relativisht e mirë, por sulmuesi i krahut të majtë preferoi Shkëndijën, pasi drejtuesit e klubit nga Tetova i kanë ofruar një pagë që shkon në 8 mijë euro në muaj. Te pakten keshtu raporton RTSH Sport ne lajmin e publikuar diten e sotme.

Shkëndija, momentalisht ndodhet në vendin e tretë dhe është 9 pikë larg nga vendi i parë që mbahet nga Struga. Shkëndija e Tetovës nuk ndalet me kaq, pasi mësohet se kanë arritur marrëveshjen edhe me ish-mesfushorin e Kombëtares shqiptare, Kamer Qaka.

Per Çinarin ne fakt paten shfaqur interes edhe ekipe te Superliges shqiptare, por duket se asnjeri prej tyre nuk ia ofronte kontraten qe i dha Shkendija dhe si rrjedhoje sulmuesi 26 vjeçar ne fund ka zgjedhur te luaje ne kampionatin maqedonas.