Futbollisti shkodran Mehdi Çoba ka firmosur diten e sotme per skuadren azerbajxhanase FC Sabah. Lajmi eshte bere i ditur nga “AAS” qe permes faqes zyrtare i uron suksese ish- futbollistit te saj ne kete aventure te re.

Sulmuesi 20 vjeçar ka disa muaj qe stervitet me kete ekip dhe duket se drejtuesit e tij jane bindur tashme plotesisht per vlerat e ketij lojtari dhe i kane ofruar firmosjen e kontrates.

Padyshim qe ky eshte nje moment i lumtur per lojtarin shkodran sepse te nisesh karrieren me te rriturit, menjehere duke firmosur nje kontrate jashte vendit, padyshim qe eshte nje arritje. Ai eshte rritur tek AAS me te cilen luajti me mjaft sukses deri ne veren e shkuar.

Çoba eshte edhe lojtar i kombetares U20 te Shqiperise dhe padyshim qe kontrata e re do ta motivoje edhe me shume per te ardhmen per te bere sa me mire dhe per te hedhur hapa edhe me te rendesishem ne karrieren e tij.
www.shkodrasport.com