Situata te Flamurtari është tejet e rënduar. Klubi deri në këto momente ka merkaton e bllokuar edhe pse shpreson te ndryshimi i këtij pezullimi nga FIFA.

Mungesa e fitoreve në këtë sezon ka shkaktuar që kuqezinjtë të renditen në vendin e fundit, ndërsa në një prononcim për Supersport, sulmuesi Andi Ribaj shpreson se skuadra mund të shpëtojë. Ai thekson se në ndeshjen e ardhshme me Vllazninë, objektiv janë vetëm tre pikët.

“Mungesa e fitoreve nuk është aspak e mirë për një ekip si Flamurtari, por gjërat filluan pak me vonesë. Dhe tani pak nga pak do marrim ato pikë që na duhen për të shpëtuar. Ka presion normalisht por jemi mësuar me këto gjëra dhe duhet ta kalojmë.

Ndeshja me Vllazninë? Vllaznia është si Flamurtari, një ekip me traditë. Ne e respektojmë maksimalisht, por për të gjitha ekipet kemi vlerësim maksimal por kërkojmë tre pikë. Jemi ndeshur në fazë të parë dhe të dytë me të gjitha ekipet kemi pasur oshilacione.

Përveç dy apo tre ekipeve të para, të tjerat janë të njëjtit nivel. Vesoj për çdo gjë”, tha Ribaj, lojtari qe dy sezone me pare ka qene edhe vete pjese e ekipit shkodran. /VipSport/