Jasmin Rraboshta dhe Vora do të vijojnë bashkëpunimin mes tyre. Bomberi shkodran ka arritur marrëveshjen me klubin për rinovimin e kontratës deri në qershor të vitit të ardhshëm dhe tashmë, ka hedhur edhe firmën mbi kontratë.

33-vjeçari kaloi një sezon të shkëlqyer në aspektin personal, duke shënuar 13-gola. Tashmë, sulmuesi do të luajë sërish me Vorën në Kategorinë e Parë të futbollit shqiptar.

Jasmin Rraboshta ka dalë nga Akademia e Vllaznisë dhe përveç ekipit të parë kuqeblu, ka qenë pjesë edhe e klubeve të tjera si Ada e Velipojës, Elbasani, Pogradeci, Luftëtari, Butrinti, Kastrioti, Teuta, Bylis, në Turqi me skuadrat e Silopi dhe Siirt Idare, Vushtrrinë, Llapin, Burrelin, Erzenin dhe së fundmi Vorën.

Me pak fjalë, një karrierë e gjatë e bomberit shkodran me shumë ekipe të ndryshme, ndërsa edhe për sezonin e ri do të vazhdojë të luajë dhe të kontribuojë sërish tek Vora, por tani në kategorinë e parë.
Maringlen ZHIVANI