Kampionati shqiptar do të vazhdojë garën aty ku e ndërpreu. Java e prapambetur e 25-ë do të luhet në dy ditë këtë fundjavë. Përjashtimi i Kamzës nga kampionati i jep “luksin” Luftëtarit të fitojë në tavolinë 3-0 dhe të mos luajë këtë javë. Ndërsa ditën e shtunë do të luhet vetëm një takim.

Raundi i 25-ë i këtij sezoni nis me supersfidën Skënderbeu-Kukësi në qytetin e Korçës.

Ndërsa një ditë më pas do të luhen 3 sfida. Kastrioti-Tirana dhe Laçi Flamurtari do të luhen paralelisht në orën 14:00. Kryendeshja Partizani-Teuta do të luhet në orën 17:00.

Kalendari i plotë me ndeshjet e javës së 25-ë të Kategorisë Superiore paraqitet më poshtë:

E shtunë
Skënderbeu-Kukësi (ora 17:00)

E diel
Kastrioti-Tirana (ora 14:00)
Laçi-Flamurtari (ora 14:00)
Partizani-Teuta (ora 17:00)
/newsport/