Futbolli po rikthehet gradualisht edhe në Europë, edhe pse federatat dhe ligat janë të detyruara të vendosin që ndeshjet të luhen me dyer të mbyllura.

Zyrtarisht është njoftuar se në Poloni kampionati do të nisë më 29 maj, ndërkohë që do të ketë masa rigoroze.

Lojtarët dhe stafet e klubeve, 50 persona nga çdo klub, do të përgatiten duke ndjekur procedurat e dhëna nga autoritetet.

14 ditë para nisjes së kampionatit ata do të izolohen dhe do të vëzhgohen nga mjekët, për të parë gjendjen e tyre shëndetësore, në mënyrë që të mos rrezikohet përhapja e COVID-19 te futbollistët dhe stafet. / abcnews/

bol