Bundesliga është një nga vendet më të avancuara përsa i përket stërvitjes dhe masave të marra për të sigururar shëndetin e lojtarëve. Prej ditësh pritej një përgjigje përfundimtare në lidhje me rinisjen e kampionatit gjerman dhe ditën e sotme ka ardhur vendimi në lidhje me këtë çështje.

Shteti federal gjerman ka arsyetuar dhe ka vendosur se futbolli do të lejohet të rinisë më 22 maj. Do të jenë nëntë ditë ndeshjesh dhe parashikohet të ketë përfunduar para datës 30 qershor.

Tifozët nuk do të lejohen të futen në stadium dhe do vazhdojë të jetë në fuqi ligji i moslejimit të grumbullimeve masive deri më datë 31 gusht.

Bundesliga është kampionati i parë i madh në Europë, që vendos një datë zyrtare rinisje, ndërkohë që vendet e tjera janë mbrapa në këtë aspekt.

Në Itali e Spanjë, që janë dy nga vendet më të prekur akoma, të gjitha skuadrat nuk kanë nisur stërvitjen. Në Angli është akoma piku i virusit, ndërkohë Franca vendosi për mbylljen zyrtare të sezonit. /vipsport/