Zyrtarisht mbyllet mesnatën e së premtes, por tek Vllaznia nuk pritet ndonjë lëvizje tjetër në merkato. Kishte ndonjë ide të drejtuesve për të sjellë edhe ndonjë lojtar tjetër, por duket se tashmë çdo gjë është mbyllur.
Edhe rikthimi i ish- kapitenit Gilman Lika ka dështuar sepse në fund palët nuk kanë rënë dakord me njëra- tjetrën për kushtet e kontratës. Në këtë mënyrë, Lika nuk do të jetë pjesë e Vllaznisë për sezonin e ri futbollistik.
Gjithçka sa i takon merkatos së kuqebluve kësisoj mbyllet këtu me 15 lojtarë që kanë firmosur muajin e fundit. Në fakt kanë qenë 16 që kanë ardhur në Shkodër por braziliani Cassius është kthyer sërish në vendin e tij sepse nuk ka bindur stafin e ekipit shkodran.
Lista përfundimtare e federimit të ekipit shkodran tashmë është mbyllur dhe do dërgohet në Federatë sepse nuk pritet asnjë ardhje e minutave të fundit.
Trajneri Brdariç e ka deklaruar edhe më parë se është i kënaqur me kontigjentin aktual të lojtarëve dhe skuadra nuk ka nevojë për përforcime të tjera./SHKODRA-SPORT.COM/