Shkodra dhe shkodranët I kanë dhënë lamtumirën e fundit sot Ruzhdi Muriqit, ish- çiklistit dhe ish-trajnerit të njohur të Vllaznisë të ndarë nga jeta një ditë më parë në moshën 68 vjeçare. Ruzhdi Muriqi kishte 2-3 vite që vuante nga probleme shëndetësore derisa këto probleme I morën edhe jetën para kohe. Ai ka qenë një nga çiklistët e spikatur në vitet ’60 teksa në vitin 1964 do të fitonte edhe Rrethin Çiklistik të Shqipërisë. Pas lënies së sportit, do të niste punën e trajnerit teksa me dy Tafilët, Sykajn, Selmanin, Hoxhwn, Kolwn, Ferracakwt, Sinorin e të tjerë sportistë do të bënte ligjin në çiklizmin shqiptar duke fituar disa tituj kampionë. Pikërisht ky kontribut I madh në sport, ka bërë që komuniteti I sportit dhe jo vetëm, të marrin pjesë në përcjelljen për në banesën e fundit të tij.


Kanë asistuar edhe shumë ish- sportistë, drejtues të Federatës Shqiptare të Çiklizmit me nw krye presidentin Skwnder Anxhaku, madje edhe përfaqësues të Ministrisë së Sportit, pikwrisht zwvendwsministrja Nora Malaj, të cilët kanë shprehur keqardhjen për ndarjen nga jeta të kësaj figure të njohur të sportit. “Mw vjen mbi tw gjitha keq qw kjo familje e madhe, iku pa na lwnw njw pasardhws pwr çiklizmin. Duke filluar qw nga lokomotiva e kwtij sporti, i madhi Fadili, pwr tw vazhduar me Ganiun, djalin e tij Fuatin dhe tashmw edhe Ruzhdinw. Janw humbje tw mwdha tw cilat na bwjnw tw ndihemi keq kur ndahemi prej tyre megjithatw kwshtu e ka jeta”- ka thwnw presidenti Anxhaku. Ruzhdi Muriqi në këtë mënyrë na ka dhënë lamturinë. Duke mbyllur kështu ciklin e familjes Muriqi që ka kontribuar aq shumë për sportin e çiklizmit. Pas vdekjes së Ganiut, Fuatit e Fadilit, rradha ishte e tij megjithatë kontributi I kësaj familje në sport do të mbetet në histori gjatë për sukseset e mëdha të arritura dhe gjurmët e lëna.
Gjergj KOLA

 

Ne foto ekipi i Vllaznise me trajner Ruzhdi Muriqi pas fitimit te njerit prej titujve kampion bashke me sportistet (nga e majta ne te djathte) Aleksander Lazri, Gezim Mlloja, Leonard Kola dhe Ekland Qereshniku.