Vllaznia e femrave ka mbyllur mbreme aventuren e saj europiane te ketij sezoni me ndeshjen ndaj Realit te cilen e humbi ne shifrat 1-5. Ajo qe kishte me shume rendesi se gjithçka tjeter ne kete ndeshje ishte goli i shenuar nga Megi Doçi me nje realizim kryeveper nga nje goditje denimi.

Ky ishte goli i pare dhe i vetem i ekipit shkodran ne kete faze te grupeve te “UEFA Women’s Champions League” dhe padyshim qe merr nje vemendje te madhe sepse iu shenua nje skuadre si Real Madrid.

Por nderkohe pak kohe me pare, pikerisht para ndeshjes ndaj PSG ne Paris, ne nje ceremoni qe u zhvillua ne Shkoder per prezantimin e sponsorit “Rokit”, tre personazhe te njohura i paten premtuar Megi Doçit nga nje mije euro shperblim nese do te shenonte ne porten franceze.

Ne ate ndeshje ne fakt nuk pati gol, por ai u shenua mbreme dhe pyetja qe lind eshte nese kryebashkiaku Bardh Spahia, presidenti i Vllaznise Alban Xhaferi dhe perfaqesuesi i kompanise “Rokit” Endri Puka do ta mbajne premtimin e dhene apo jo?

Kuptohet qe ndoshta ai premtim nuk ka qene per ndeshjen ndaj Realit, megjithate Megi Doçi e meriton nje shperblim te tille sepse emri i saj do te shkruhet si e para futbolliste shqiptare qe realizon gol ne fazen e grupeve te Champions League./SHKODRA-SPORT.COM/