Fitorja kundër Teutës ditën e djeshme për Vllazninë ishte shumë e rëndësishme. Kjo pasi kuqeblutë kaluan një moment të vështirë që i kishte përfshirë në dy raundet e fundit të Superiores. Ekipi i drejtuar nga Mirel Josa u shfaq në formë maksimale ditën e djeshme. Duke dominuar kështu nga fillimi në fund “djemtë e detit”.

Dhe këtë e tregon edhe rezultati përfundimtar në shifrat 4-0. Ku protagonistë me gola ishin Esin Hakaj, Kaina me dopietë dhe Ardit Hoxhaj që sigluan “pokerin” kuqeblu. Por ky rezultat me shifra të thella patjetër që përmirëson edhe shifrat e përgjithshme të ekipit pas 15 javëve të para. Me 4 golat e shënuar kundër Teutës tashmë Vllaznia ka ekipin e tretë që ka shënuar më shumë në kuotën e 16 golave.

Më shumë se kuqeblutë ka shënuar Tirana me 23 gola dhe Partizani 20 të tillë. Por edhe mbajtja e paprekur e portës nga ana e Zogoviç dhe repartit të prapavijës ka qenë shumë pozitive.

Tirana dhe Egnatia janë ekipet që kanë pësuar më pak gola këtë sezon, me nga 10 secila. E ndërsa pas tyre vjen Laçi me 13 gola të pësuar.

Vllaznia përsa i përket golave të pësuar është në kuotën e 14 të tillëve. Duke qenë kështu mbrotja e katërt me më pak gola në portën e saj. Patjetër që të gjithë në Shkodër duan përmirësimin e këtyre shifrave në rifillimin e kampionatit në janar. Ku pretendimet e Vllaznisë janë për vendet e para të renditjes dhe po ashtu edhe për titullin kampion.
Endri ÇINARI