Ndeshja Vllaznia- Skënderbeu e vlefshme për javën e nëntë të Superligës nuk do të luhet në Korçë apo në ndonjë qytet tjetër, por në Shkodër, pikërisht në fushën sportive “Reshit Rusi”. Vendimi tashmë është zyrtar dhe është bërë I ditur nga vetë klubi shkodran në faqen e tij. Kërkesa e tij është aprovuar nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe po ashtu është vendosur që kjo ndeshje të mos luhet ditën e hënë siç u deklarua fillimisht por të dielën në orën 14.00.

Mbjellja e barit të ri në stadiumin “Loro Boriçi”, e bënte të pamundur luajtjen e kësaj ndeshje në këtë impiant sportiv. Në këto kushte, u diskutua spostimi I takimit për në Korçë në mënyrë që pastaj ndeshja e fazës së dytë të luhej në Shkodër. Drejtuesit e Vllaznisë nuk kanë qenë dakord me këtë gjë dhe ata kanë insistuar për të luajtur në “Reshit Rusi”. Kjo gjë është miratuar më së fundi dhe prandaj ndeshja ndaj Skënderbeut do të luhet pikërisht në këtë fushë. Në fakt, Vllaznia edhe para dy sezones ka qenë me fat ndaj korçarëve duke luajtur aty.

www.shkodrasport.com