Diten e djeshme Federata Shqiptare e Futbollit ka zyrtarizuar skemen e re te funksionimit te “Abissnet Superiore” per sezonin 2023-24 ku bie te sy faza “final 4” ne fund te kampionatit.

Pas kesaj, disa prej presidenteve te klubeve pjesmarrese ne kete kampionat kane filluar te ankohen dhe te dyshojne nese eshte formula e duhur, por ne fakt nje tjeter zyrtar, ka bere te ditur se vete presidentet 10 dite me pare dhane dakordesine per kete skeme.

Ka qene zyrtari i Erzenit, Krenar Bardhi, i cili ka konfirmuar për gazetën se vendimi për të ndryshuar skemën e Superiores është miratuar edhe nga drejtuesit e klubeve në mbledhjen e zhvilluar më 8 korrik në selinë e institucionit të futbollit.

“Ka qenë vendim unanim i presidentëve të klubeve për këtë ndryshim. Unë kam qenë pjesëmarrës në mbledhje dhe si format u dakordësua që është më i përshtatshmi”, deklaroi dje Bardhi për “Panorama Sport”.

Konfirmimi i zhvillmit të kampionatit me një “Final Four”, u bë publik nga FSHF vetëm një ditë më parë. Por sipas këtyre deklaratave, ideja është diskutuar mes klubeve për të cilat vendimi nuk ka qenë befasi.