Partizani do të luajë nesër supersfidën ndaj Vllaznisë e vlefshme për javën e 3-të të Abissnet Superiore. Të kuqtë nuk kanë marrë ende fitoren e parë dhe ndaj shkodranëve në “Elbasan Arena” kërkojnë të marrin me çdo kusht 3 pikët e para.

Trajneri Daja do të bëjë dy ndryshime për këtë takim pasi Damçevski, Gligorov dhe Cardozo nuk kanë bindur në dy takimet e para.

Qendërmbrojtësi ishte përgjegjës për golin e pësuar ndaj Skënderbeut, Cardozo nuk ka arritur të shënoi gol apo të japi asist, ndërsa edhe Gligorov nuk ka qenë në nivelin e pritshëm e për këtë arsye që të 3 do ta nisin ndeshjen nga stoli.

Trajneri Daja ka vendosur t’i besojë nga minuta e parë Dajan Shehit, Andrija Filipovic por edhe Albion Markut në vend të Gligorov.

Partizani: Hoxha, Albion Marku, Belica, Shehi, Musta, Murataj, Kaçe, H.Marku, Filipovic, Cara, Junior./newsport/