Vllaznia do të përballet me Partizanit në javën e 3-të të Abissnet Superiore. Ndeshja do të luhet ditën e nesërme në “Elbasan Arena” me fillim nga ora 19:45, ndërsa të dyja ekipet do të kërkojnë të marrin fitoren.

Trajneri Brdaric do të sakfrifikojë sërish Erdenis Gurishtën. Kapiteni që luan si mbrojtës i djathtë do të zhvendoset sërish në qendër të mbrojtjes pasi Diagne nuk është ende në formën e tij më të mirë.

Ashtu si ndaj Teutës edhe këtë herë tekniku i skuadrës shkodrane do të spostojë Krujën në të djathtë të mbrojtjes dhe Gurishtën në qendër, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës ngelet e pandryshuar, por alternativat nuk mungojnë as në stol.

I gjithë grupi i lojtarëve është i plot dhe kjo i jep luksin trajnerit Brdaric që të zgjedhi 11-shën më të mirë./newsport/