Pas Memorialit të 10-të ndërkombëtar që u zhvillua muajin e kaluar, është Shkodra sërish qyteti që ka pritur një tjetër aktivitet të boksit shqiptar. Bëhet fjalë për kampionatin kombëtar të juniorëve (15-16 vjeçarët). Ai ka nisur dje në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” dhe në të do të marrin pjesë 42 sportistë që përfaqësojnë 7 ekipe të vendit dhe pikërisht Vllazninë, Teutën, Apoloninë, Enean, Flamurtarin, Tomorin dhe Kukësin. Interesant është fakti që për të marrë pjesë në këtë kampionat janë paraqitur edhe dy ekipe të klubit Tirana, me sportistë dhe trajnerë të ndryshëm dhe të dy me listën e federimit të vulosur nga shefi I klubit Kasmi!!! Në kushte të tilla, gjyqtaria e ka parë të arsye të mos I federojë asnjë sportist dhe asnjërin ekip. Nisur nga kjo Tirana kësisoj ka munguar në këtë kampionat. Diçka e çuditshme por që vjen pas mosmarëveshjeve Brenda- përbrenda ekipit. Sa I takon ekipeve të tjera, janë shfaqur si pretendentë në ditën e parë Enea, Teuta, Apolonia dhe Flamurtari. Ndërkohë Vllaznia nuk ka patur pretendime me këtë grumoshë dhe prandaj nuk ka patur objektiv titullin sivjet.

Ja rezultate e ndeshjeve të ditës së parë:
Pesha 46 kg     Florian Brezhnica (Apolonia)- Isuf Roshi (Enea)    fiton Roshi për 2 nokdaune të kundër.
Pesha 46 kg     Ardi Murja (Teuta)- Aleksander Livadhi (Vllaznia)         10-7
Pesha 52 kg    Siliano Allajbeu (Teuta)- Olsi Demaj (Flamurtari)         4-6
Pesha 52 kg    Elio Abazi (Vllaznia)- Mikel Hodaj (Apolonia)    fiton Hodaj për 2 nokdaune të kundër.
Pesha 54 kg    Armando Cani (Teuta)- Alban Zylalaj  (Enea)         19-20
Pesha 54 kg     Gjyzeljano Jakupi (Flamurtari)- Pandeli Malaj (Tomori)  fiton Jakupi për 2 nokdaune të k
Pesha 57 kg    Ariol Buzi (Apolonia)- Klivest Hurmi (Vllaznia)        21-20
Pesha 60 kg     Muhamet Mema (Teuta)- Fjoridi Qalliaj (Apolonia)    3-2
Pesha 60 kg    Sheme Troqe (Flamurtari)- Ervin Mzhiku (Enea)     fiton Mzhiku për tërheqje e kundërshtarit
Pesha 63 kg    Skerdi Musaraj (Flamurtari)- Shkelzen Nika (Teuta)     8-9
Pesha 63 kg    Bled Bytyçi (Kukësi)- Vilson Xhafa (Apolonia)         tërheqje të kundërshtarit
Pesha 66 kg    Izmir Alija (Vllaznia)- Marenglen Elmazaj (Apolonia)    7-5
Pesha 66 kg    Mario Sokoli (Enea)- Majlind Lile (Teuta)            5-2
Pesha 70 kg    Dashamir Berberi (Teuta)- Endri Bilani (Flamurtari)     5-7
Pesha 70 kg    Renis Selmani (Enea)- Kont Çamuku (Vllaznia)        10-11
Pesha 75 kg     Serge Xhemaj (Apolonia)- Xheison Tusha (Teuta)        5-7
Pesha 75 kg    Norja Meço (Tomori)- Ilir Mehmetaj (Enea)    terheqje te kundërshtarit
Pesha 80 kg    Florian Mullinaj (Vllaznia)- Valter Çaushaj (Teuta)    8-6

Nisur nga rezultatet e ditës së parë duket se ekipet pretendente për të fituar titullin kampion do jenë Enea dhe Teuta që kanë nxjerrë më shumë boksierë se ekipet e tjera në finale. Ndeshjet finale do të zhvillohen ditën e sotme dhe nisin në orën 11.00.

Gjergj KOLA

(www.shkodrasport.com)