Driblimet janë një nga aftësitë e tij të shumta dhe një pikë e fortë. Si Lionel Messi nuk ka dhe shifrat e tregojnë diçka të tillë, pasi që prej sezonit 2006/07 ai është lojtari që ka regjistruar më shumë driblime me lëvizjen e parë ndaj lojtarëve kundërshtarë.

Messi ka shmangur me sukses rivalët 1880 herë dhe i dyti në renditje është shumë larg tij. Eden Hazard, tashmë te Real Madrid, numëron 1220 driblime ndaj kundërshtarëve. Cristiano Ronaldo nuk e ka pikë të fortë driblimin dhe renditet në vendin e pestë.

Para tij janë Sergio Aguero (832 driblime) dhe Franck Ribery, me francezin në podium. Ai ka kryer 939 driblime, kurse portugezi 816.

Në dhjetë dribluesit më të mirë nuk mungon as Neymar, por më mirë se braziliani që shpesh “tallet” me rivalët”, kanë bërë Joaqin, Hatem Ben Arfa, Andres Iniesta dhe Robert Firmino. /abcnews/