Shqiprim Berisha është drejtori i ri menaxhues i Grasshopers në Zvicër, klub ky që mban rekordin për titujt e fituar. Berisha është 38-vjeç me profesion laborant i kimisë.

Ai gjithashtu ka punuar si konsulen në biznesin e futbollit për një kohë të gjatë. Në një prononcim për “Blick”, shqiptari ka hedhur dritë mbi këtë aventurë të re, duke u shprehur:

“Së bashku me Samuel Has, që tani është sekretar gjeneral në Grasshopers, kemi krijuar kontakt me investitorët për kohë të gjatë. Ne kemi bërë kontaktin në mes të Grasshopersit dhe Xheni Uangut. Në fund pronarja e re e klubit më ka ofruar këtë pozitë dhe kam pranuar”, ka thënë Berisha.

Ai është i gatshëm të drejtojë klubin historik në Zvicër…

“Jam krenar që kam qenë vendimtar për të ndihmuar klubin që të shikojë për të ardhmen e ndritur me pronaren e re. Po ashtu jam krenar që punoj në Grasshopers. Por jam i vetëdijshëm se na presin shumë punë”.

“Blick” ka treguar se Berisha është i afërt me Jorge Mendes, menaxherin e Ronaldos. Ai e ka prezantuar me kinezët. Berisha është pyetur për mundësinë që Ronaldo të përfundoi karrierën te Grasshopersi. Ka thënë se një mundësi e tillë nuk është e madhe, por që kurrë nuk duhet të thuhet kurrë.

Synimet e Berishës me Grasshopersin janë shumë të mëdha…

“Ne duam të ndërtojmë një skuadër si në kohërat e vjetra. Në vitin 2003 për shembull, kur Grasshopersi ishte për herë të fundit kampion. Të gjithë tifozët e Grasshopersit në Zvicër, e që janë shumë, duhet të gëzohen sërish, të jenë krenarë me klubin e tyre dhe të vijnë në stadium”, ka thënë Berisha.

Shqiptari gjithashtu ka deklauar se Grashoppersi ka të ardhme financiare të sigurt. Ky ka qenë problemi më i madh që e ka munduar klubin në vitet e fundit.

Grasshopersi ka 27 tituj të Zvicrës, që është rekord. Aktualisht garon në kategorinë e dytë. Pronarja e re e Grasshopersit, Xheni Uang është gruaja e pronarit të Ëolvesit anglez, Guo Guangchang.