Xhevahir Sukaj duket se ka vendosur të nisë përgatitjet fizike për të qenë gati për pjesën tjetër të sezonit, menjëherë sapo të jepet “OK” për të rinisur.

Sulmuesi shkodran është shfaqur sot në zonën e Unazës duke vrapuar, ndërsa këtë e ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale. Shkodrani është i bindur se shumë shpejt kjo situatë e krijuar nga Coronavirusi do të kalojë, ndaj shkruan: “Përsëri do të kemi futboll”.

Prej më shumë se 1 muaji futbolli dhe çdo aktivitet tjetër sportive në vend është ndalur prej Coronavirusit që ka infektuar miliona vetë në gjithë botën duke shkaktuar qindra mijëra viktima.

E në këtë situatë, të gjithë lojtarët janë të detyruar të stërviten individualisht siç munden me kushtet që kanë në shtëpitë e tyre.

Sot, sulmuesi shkodran i Flamurtarit ka zgjedhur të dalë jashtë për të kryer disa vrapime të lehta duke përfituar edhe nga koha e mirë që ka “pushtuar” vendin prej 3 ditësh./newsport/