Vllaznia do të presë Skënderbeun në “Loro Boriçi” për takimin e raundit të 31-të të Abissnet Superiore, që do të nisë në orën 16:45 këtë të shtunë.

Shkodranët kanë plot 7 javë pa fitore në kampionat dhe ndaj korçarëve kërkojnë kthesën. Teksa nga ana tjetër, skuadra e Skënder Gegës po kërkon që të gjejë shpëtimin dhe duke qëndruar në vend të fundit të renditjes me 21 pikë, 13 më pak se Egnatia e vendit të tetë, po kërkon me çdo mënyrën të gjejë shpëtimin, duke ditur se matematikisht është ende në lojë.

Vllaznia – Skënderbeu 0-0 

3′ – Shkëndijën e parë e jep Mustedanagic nga distanca, por shënjestra e tij nuk është e saktë sa duhet.

1′ – Nis sfida në “Loro Boriçi”, topin e parë e nisin nga qendra lojtarët e Vllaznisë.

Formacionet zyrtare:

Vllaznia: Zogovic, Gurishta, Adili, Bulatovic, Hakaj, Jonuzi, Heric, Hoxhaj, Mustedanagic, Latifi, Aralica.

Trajner: Elvis Plori

Skënderbeu: Rexhepi, Frashëri, Shehi, Sadriu, Zguro, Mara, Moraes, Randy, Vangjeli, Mensah, Victor.

Trajner: Skënder Gega