Newcastle në verë mund të nisë merkaton fuqishëm. Klubi anglez paratë nuk i mungojnë, por nga ana tjetër duhet të ndiqen edhe rregullat e FFP.

Së fundmi The Sun raporton se “Qymyrxhinjtë” po përgatisin një mega ofertë për sulmuesin e Napolit, Victor Osimhen.

Newcastle është gati të ofrojë 100 milionë euro për klubin italian, që i ka shpenzuar më parë 70 milionë euro për ta transferuar nga Lille.