HomeKRYESORE1000 ndeshje zyrtare, nderohet portieri legjendar

1000 ndeshje zyrtare, nderohet portieri legjendar

Pepe Reina është një nga portierët më të mirë të dy dekadave të fundit. “Gardiani” spanjoll ka fituar trofe me Liverpoolin, Bayern Munchen dhe Napolin. Ndërkohë që verën e vitit të kaluar u rikthye te Villareali. Pas plot 17 vitesh.

40-vjeçari, i cili ka fituar Kupën e Botës dhe Europianin (2x) me Spanjën, nuk ka ndërmend të ndalet. “Veterani” dëshiron të luajë edhe sezonin e ardhshëm.

Përpara fillimit të Villareal-Cadiz, Reina u vlerësua për faktin që sot luan ndeshjen zyrtare numër 1000!

Një pankartë e madhe u shpalos nga ultrasit e Villarealit për nder të tij, ndërkohë që portieri i njohur përjetoi emocione të forta me familjarët.

Kontrata i përfundon në fundin e sezonit, por Reina e ka shprehur publikisht dëshirën për të vijuar edhe për një tjetër sezon në “Madrigal”.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments