Pas Sergio Busquets, Barcelonën në fund të sezonit do ta lejë edhe një tjetër senator. Bëhet fjalë për Jordi Alban, i cili nuk do të jetë më pjesë e katalanasve për vitet e ardhshme.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i Barcelonës me anë të një postimi në faqen zyrtare. Në të thuhet se palët kanë arritur një marrëveshje për ndërprerjen e kontratës, edhe pse kjo e fundit skadonte në përfundimin e sezonit të ardhshëm.

Kështu, Jordi Alba largohet nga klubi katalanas pas 11 vitesh. Me Barcelonën në këto vite ai ka fituar 18 trofe. Alba e humbi vendin e tij të titullarit kohët e fundit dhe mediat prej kohësh flisnin për largimin e tij.

Pas 11 vitesh, mbrojtësi spanjoll është në kërkim të një tjetër aventure. /oversport/