Vllaznisë i duhet të mendojë edhe për rinovimet e mundshme në këtë periudhë. Janë plot 12 lojtarë, të cilët dalin të lirë në fund të këtij sezoni.

Nga burime në klub mësohet se portieri Bojan Zogoviç, mbrojtësit Erdenis Gurishta, Dajan Shehi dhe Darko Bulatoviç, mesfushorët Fjoart Jonuzi, Herald Marku, Elvedin Heriç dhe Arsid Kruja, si dhe sulmuesit Liridon Latifi, Ardit Hoxhaj, Kaina Nunjesh dhe Ante Aralica, janë automatikisht futbollist të lirë menjëherë pas përfundimit të këtij sezoni.

Megjithatë, vetëm me një pjesë të tyre, klubi është i interesuar të rinovojë marrëveshjet. Ndërkohë, Marku dhe Shehi kanë të specifikuar në kontratat e tyre opsionin e rinovimit.

Nje situate e tille do te thote se vera e ardhshme pritet te jete shume “e nxehte” tek Vllaznia, skuader e cila do te kete ndoshta nje riorganizim total te saj, megjithate çdo gje varet nga arritja apo jo e objektivave te ketij sezoni.