Presidenti Ilir Meta me anë të një postimi në rrjetet sociale ka treguar se ditën e sotme ka takuar dy yjet e futbollit shkodran dhe atij kombëtar, Luan Vukatanën dhe Hysen Dedjen.

Në një nga fotot e publikuara në rrjetet sociale, Meta ka treguar edhe një tortë ku shpreh urimet për Luanin dhe Serin.

“Kënaqësi e veçantë sot të përjetoja momente të veçanta nostalgjie dhe mirënjohjeje me dy yjet e futbollit shkodran dhe atij kombëtar, Luan Vukatanën dhe Ser Dedjen, në miqësinë e shumë yjeve të tjerë. ” shkruan Meta.

Kujtojme se keto dy futbolliste, pikerisht para pak ditesh jane nderuar nga vete ai me titullin e larte “Mjeshter i Madh”, ashtu si dhe ish- futbollisti tjeter i Vllaznise Roland Luçi./SHKODRA-SPORT.COM/