Lajme te mira per futbollistin shkodran Ermal Ymeri. Ai e ka kaluar me sukses proven e pare tek kombetarja U15 e Suedise dhe pas pak ditesh do te kete te dyten te cilen po ashtu, me shume siguri do ta kaloje dhe do te behet pjese e saj ne vijim.

Fantazisti me numrin 10 vazhdon te shkelqeje tek Akademia “Bromma Pojkarna” e ketij vendi dhe per kete arsye, ka marre edhe ftesen e Federates Suedeze te Futbollit per t’u provuar ne seleksionimet qe ajo ka zhvilluar gjate muajit dhjetor.

Dhe gjithçka ka shkuar ne menyren e duhur. Specialistet e futbollit suedez e vleresojne shume per talentin qe ai zoteron dhe si rrjedhoje duan ta bejne pjese te kombetares se tyre. Ashtu siç ne fakt kane tentuar edhe pjestare te Federates Shqiptare te Futbollit qe po ashtu i bene nje ftese per seleksionimet e muajit te kaluar, por Ermali e pati te pamundur te ishte i pranishem.

Po kush eshte Ermal Ymeri? Ai ka lindur ne Athine me 17.05.2009 dhe eshte i biri i dy prinderve nga Shkodra qe kishin vendosur te krijonin nje jete me te mire ne Greqi. Ermali lidhet qe ne moshe te vogel me futbollin, qe 4 vjeç duke u rregjistruar tek Akademia e AEK ne ishullin Evia.

Do te qendronte tek kjo Akademi deri ne moshen 8 vjeçare sepse me pas, sebashku me familjen e tij do te transferoheshin ne Suedi. Aty ku do te rregjistrohej tek Akademia e njohur “Bromma Pojkarna” ku po tregon vlerat e tij me te mira dhe ka arritur te fitoje vemendjen e shume specialisteve.

Dhe si rrjedhoje duket se ka filluar “gara” se kush do ta rrembeje kete futbollist. Suedia e ka hedhur hapin e pare dhe po tenton ta beje pjese te ekipeve te saj kombetare, por edhe Shqiperia gjithsesi nuk duhet te heqe dore kollaj nga nje futbollist me shume te ardhme dhe per me teper ne nje pozicion si ai i fantazistit per te cilin ka nevoje çdo ekip.
Gjergj KOLA